Dhjetëra qytetarë bjellorus janë ndaluar nga policia pas përplasjeve të kësaj të fundit me protestuesit që marshuan në qytetin Minsk kundër presidentit Aleksandër Lukashenko.
Protestat kanë përfshirë vendin prej shpalljes së fitores në zgjedhjet presidenciale të gushtit të kaluar, që u konsideruan të manipuluara.
Mijëra qytetarë protestuan të djelën. Policia u mundua ti shpërndante turmat duke përdorur ujë me presion kundër tyre.
Prej muajsh protestues dhe përfaqësues të opozitës janë arrestuar nga policia.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar të njohin mandatin e ri të presidentit Lukashenko por ky i fundit refuzon akuzën për manipulim të zgjedhjeve.