Policia në Bjellorusi të dielën arrestoi dhjetëra njerëz në Minsk gjatë protestave kundër Alexander Lukashenko, raportoi Reuters.
Policia ka përdorur plumba gome kundër protestuesve. Agjencia e lajmeve Interfax tha se policia kishte përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën pranë stacionit të metrosë Pushkinskaya.
Qeveria ka ndërprerë edhe internetin nga telefonat në të gjithë qytetin.
Bjellorusia është në një krizë politike ndërsa dhjetëra mijëra Bjellorusë kanë dalë në rrugë çdo javë që nga zgjedhjet në gusht, duke kërkuar që Lukashenko të japë dorëheqjen pas 26 vitesh në pushtet.
Lukashenko ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se zgjedhjet ishin manipuluar në favor të tij.
Mijëra njerëz janë arrestuar dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se qindra të arrestuar kanë raportuar se janë rrahur dhe abuzimeve të tjera.
Tubimet në rrugë u ndezën përsëri pas vdekjes së një protestuesi 31-vjeçar Roman Bondarenko, i cili vdiq në spital të enjten pas rrahjes nga forcat e sigurisë.
Ministria e brendshme e mohoi përgjegjësinë për vdekjen e Bondarenko, duke thënë se ai ishte vrarë në një përleshje me civilët.