Bjellorusia ende asnjë përgjigje për ftesën e Ramës për dialog

Nga Exit News
Bjellorusia ende asnjë përgjigje për ftesën e Ramës për dialog

Bjellorusia ende nuk ka kthyer përgjigje për oferten e kryeministrit Rama si lider i OSBE-së për të ndërmjetësuar dialogun mes Lukashenkos dhe opozitës.

Gjatë një bisedimi me gazetarët, pas mbledhjes së OSBE-së në Vienë, Rama sqaroi se:

“Nga ana bjelloruse nuk ka refuzim, edhe sot ambasadori i tyre nuk ishte aspak refuzues, thjesht tha që në kohën e duhur do të japim përgjigjen tonë. Koha e duhur përcaktohet për tyre, kështu funksionon OSBE-së.”

Gjatë mbledhjes speciale të OSBE-së për krizën në Bjellorusi, paraditen e së premtes, Rama i bëri sërish ftesë presidentit Lukashenko që të pranojë të nisë negociatat për zgjidhjen e krizës politike, që ka pushtuar vendin që prej zgjedhjeve të 9 gushtit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme