Bjellorusia ndalon hyrjen e ambasadorit të SHBA-ve

Nga Exit News
Bjellorusia ndalon hyrjen e ambasadorit të SHBA-ve

Bjellorusia njoftoi të mërkurën se nuk do të lejojë hyrjen e ambasadorit amerikan në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga SHBA-të. SHBA, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar vendosën sanksione të reja kundër Bjellorusisë të hënën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë Anatoly Glaz konfirmoi në njoftimin e postuar në faqen e  ministrisë se qeveria kishte anuluar një marrëveshje të mëparshme për emërimin e Julie Fisher si ambasadore e SHBA-ve në vend.

Ai gjithashtu kërkoi që ambasada amerikane në kryeqytetin Minsk të shkurtojë stafin e saj në pesë persona deri më 1 shtator.

“Vitet e fundit, vendet tona kanë bërë një rrugë të gjatë në marrëdhëniet diplomatike në një nivel pak a shumë të pranueshëm,” tha Glaz. ”

Pra, është për të ardhur keq që veprimet e turpshme dhe haptazi armiqësore të palës amerikane … shkatërruan arritjet e paraardhësve të tyre”, shtoi ai.

Ambasada amerikane në Minsk tha në një deklaratë pas sanksioneve se “regjimi i Lukashenkës u përgjigj me kërcënime, përpjekje për të frikësuar dhe një zvogëlim të mëtejshëm të hapësirës për dialog”.

“Përgjegjësia për përkeqësimin e marrëdhënieve SHBA-Bjellorusi i takon regjimit dhe paaftësisë së tij për të lejuar që zërat e pavarur të dalin në Bjellorusi, si dhe mosgatishmërinë e tij për të përmbushur angazhimet e tij ndërkombëtare,” shtohet në deklaratë.

LEXO  Qeveria e SHBA miraton vazhdimin e ndihmës humanitare për njerëzit në Afganistan

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>