Blendi Çuçi premton të ndryshojë mentalitetin për Ministrin e Brendshëm

Nga Exit News
Blendi Çuçi premton të ndryshojë mentalitetin për Ministrin e Brendshëm

Minisitri i Brendshëm, Blendi Çuçi tha në fjalën e tij të parë si ministër se do të përpiqet të ndryshojë mentalitetin e njerëzve për pozicionin e tij të ri.

Çuçi tha se në fund të mandatit të tij ai dëshiron të mbahet mend si ‘ministri i Brendshëm dhe jo si ministri i Policisë’.

Në përfundim në mandatit tim do të kisha dëshirë që publiku të thoshte që ‘i mbaroi mandati i Ministrit të Brendshëm’ dhe jo mandati i ministrit të policisë apo ministrit të rendit, gjë që për fat të keq është një perceptim që vazhdon edhe pse Sandri bëri një përpjekje shumë të madhe për ta ndryshuar. Besoj fort, madje i bindur që po nuk u kuptua Ministria e Brendshme si e tillë, si e tërë asnjë reformë, qoftë në policinë e shtetit, nuk do të ketë efektivitetin e duhur“, tha Çuçi.

Ministri i ri i Brendshëm mori detyrën sot pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt një javë më parë për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>