Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken udhëtoi të martën në Paris për të takuar presidentin francez, Emmanuel Macron në një përpjekje për të riparuar çarjen mes dy vendeve.
Objekti i bisedës lidhej me vendimin e Francës për të shtyrë për një kohë të papërcaktuar një bashkëpunim në fushën e sigurisë mes SHBA-ve dhe vendeve evropiane, sipas një raportimi të Reuters, i cili citon një zyrtar amerikan.
Reagimi i Parisit erdhi pas tërheqjes së Australisë nga një marrëveshje për furnizimin me nëndetëse, në favor të një pakti të fshehtë me Uashingtonin dhe Londrën.
Kjo bëri që Franca të tërhiqte ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia, duke nxitur një krizë diplomatike shumëkombëshe.
Prej atëherë Parisi, i siguroi gjithashtu edhe mbështetjen e bllokut evropian, po inkurajon këtë të fundit të investojë në një projekt të mbrojtjes evropiane.
Në lidhje me këtë, Blinken i tha Macron-it se Uashingtoni ishte “mbështetës i iniciativave evropiane të mbrojtjes dhe sigurisë” që mund të rrisin aftësitë, por nuk dëmtojnë aleancën e NATO -s.
“Ne e konsiderojmë si një plotësues të NATO -s dhe angazhimin e presidentit (Joe Biden) ndaj NATO -s, siç e dini të gjithë, është i ironizuar,” tha zyrtari anonim amerikan për Reuters.
Macron i konfirmoi Blinken se iniciativa e re nuk ishte në konkurrencë me aleancën euroatlantike, NATO, sipas të njëjtit zyrtar.
SHBA-ja shpreson të arrijë të rimbëkëmbë aleancën me Francën dhe të adresojë krizën e mosbesimit me aleatët evorpian përmes një takimi të nivelit të lartë mes presidentëve Biden dhe Macron në tetor.