Blinken do të takojë liderat izraelit dhe palestinez në Gaza

Nga Exit News
Blinken do të takojë liderat izraelit dhe palestinez në Gaza

Presidenti i SHBA-ve, Jon Biden njoftoi të hënën se Sekretari amerikan i Shtetit ishte nisur për në Lindjen e Mesme për të folur me udhëheqësit izraelit dhe palestinez, pasi palët shpallën armëpushim javën e shkuar.

Biden citohet nga Reuters të ketë ritheksuar angazhimin amerikan ndaj sigurisë së Izraelit, por shtroi nevojën për të rindërtuar raportet me palestinezët, të cilat i quajti të lëna pas dore.

“Blinken do të takohet me udhëheqësit izraelitë në lidhje me angazhimin tonë të hekurt për sigurinë e Izraelit. Ai do të vazhdojë përpjekjet e administratës sonë për të rindërtuar lidhjet dhe mbështetjen për popullin dhe udhëheqësit palestinezë pas viteve të neglizhimit,” lexon deklarata e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan shtoi se Blinken pritet të diskutojë edhe mbi përpjekjet ndërkombëtare për ndihmë humanitare në përfitim të popullit palestinez, jo Hamasit.

Po ashtu në qendër të takimit do të jenë përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës nga konflikti Izrael-Palestinë.

Departamenti i Shtetit bëri me dije Blinken do të udhëtojë në Jeruzalem, Ramallah, Kajro dhe Aman gjatë javës dhe do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, presidentin egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi dhe Mbretin Abdullah të Jordanisë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>