Blinken quan “Nord Stream 2” kërcënim për sigurinë e Europës

Nga Exit News
Blinken quan “Nord Stream 2” kërcënim për sigurinë e Europës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka shprehur të mërkurën shqetësimet e Uashingtonit për gazsjellësin “Nord Stream 2”, duke e quajtur kërcënim për Europën dhe projekt të Rusisë.

Blinken i bëri këto komente në Berlin gjatë një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.

“Ministri i Jashtëm dhe unë folëm sot për një nga ato fusha të mosmarrëveshjeve, gazsjellësin Nord Stream 2, i cili ne vazhdojmë të besojmë se është një kërcënim për sigurinë energjetike në Evropë”, tha Blinken i cituar nga VOA.

Gazjellësi “Nord Stream 2” synon të rrisë eksportet e gazit rus në Gjermani. Ai kalon nga Rusia në Gjermani përmes detit Baltik duke shmangur kalimin e tubacioneve në shtete të tjera.

Projekti është pothuajse i përfunduar dhe i mundëson Rusisë që të kufizojë eksportet e gazit përmes Ukrainës.

Për këtë arsye, SHBA janë kundër ndërtimit të gazësjellësit.

Sipas Blinken, SHBA duan të sigurohen se Rusia nuk po e përdorë energjinë si një mjet ndikimi ndaj ndonjë shteti evropian. Ai shtoi se “Nord Stream 2” është një project gjeopolitik rus.

Gjermania ka thënë se kjo është një çështje e brendshme dhe se do t’i shkojë deri në fund projektit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>