Blinken, vizitë në Katar dhe Gjermani mbi raportet e ardhëshme me Afganistanin

Nga Exit News
Blinken, vizitë në Katar dhe Gjermani mbi raportet e ardhëshme me Afganistanin

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u nis të dielën në një vizitë në Doha në kryeqytetin e Katarit dhe pas saj, pritet të takohet me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas në bazën ushtarake Ramstein në Gjermani.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u nis po të dielën për një vizitë në vendet e Gjirit, në Arabinë Saudite, Katar, Bahrein dhe Kuvajt.

Vizita e dy zyrtarëve kryesorë të sigurisë kombëtare amerikane vjen teksa administrata Biden po përballet me pasojat e tërheqjes katastrofale të SHBA-ve nga Afganistani,  kritikuar njësoj si nga  demokratët e presidentit, edhe republikanët.

I quajtur si një turne “faleminderimi” në vendet e Gjirit dhe Gjermani, të cilat dhanë ndihmën kryesore në evakuimin e mijëra personave nga Kabuli. Në fakt, në qendër të takimeve do të jetë pikërisht diskutimi mbi raportet e ardhshme me Afganistanin teksa vendet aleate përkunden mes mungesës së vullnetit për të njohur regjimin taleban dhe nevojës për të lejuar atje ndërhyrje humanitare.

Detyra e Blinken, sipas një raportimi nga Reuters, do të jetë të krijojë një qëndrim të bashkuar mes vendeve aleate për t’u përballur me regjimin taleban dhe të sigurojë mbështetje për përpjekjen e SHBA-ve për të negociuar evakuimin e mëtejshëm të personave që duan të largohen nga Afganistani.

Më herët, edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh mbi nevojën për të negociuar me talebanët për të siguruar daljen nga vendi të pjesës së mbetur të ish-stafit që ka punuar me ushtrinë gjermane dhe për të lejuar ndërhyrjen e organizatave humanitare.

LEXO  Qeveria i jep pension të përjetshëm personave më të prekur nga tërmeti

Të premten Blinken u shpreh se po punonte me vende “që mendojnë njësoj si ne” për të përdorur influencën dhe hapsirën që disponojnë, për t’i detyruar talebanët t’u përmbahen premtimeve.

Shtetet e Bashkuara evakuan rreth 12 mijë persona, amerikan, afgan dhe të shtetësive të tjera gjatë dy javëve, prej marrjen së Kabulit nga talebanët deri në afatin e fundit të tërheqjen së trupave aleate, më 31 gusht.

Turet e dy prej zyrtarëve më të lartë të politikës së jashtme amerikane nuk janë suprizë pasi vendet aleate kanë fajësuar hapur SHBA-të për situatën e krijuar në Afganistan. Ato kanë folur për paaftësi për të parasikuar përparimin e shpejt të talebanëve dhe një tërheqje të turpshme.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme