Bllokohet gjatë fundjavës Rruga e Durrësit

Nga Exit News
Bllokohet gjatë fundjavës Rruga e Durrësit

Rruga e Durrësit do të jetë e bllokuar gjatë fundjavës për shkak të punimeve, njofton Bashkia e Tiranës.

“Duke filluar nga ora 22:00 e së premtes, 13 nëntor, e deri në orën 06:00 të së hënës, 16 nëntor, qarkullimi në këtë rrugë do të jetë i kufizuar, për shkak të punimeve për zbatimin e fazës së fundit të projektit, që parashikon pikërisht shtresën e fundit asfaltike dhe sinjalistikën e saj.”

Ndërkohë transporti publik që lëviz në këtë rrugë do të devijohet në rrugën e “Kavajës”, “Muhamet Gjollesha”, Sheshi “Karl Topia’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>