Një gomone me migrantë nga vendet e treta është bllokuar mbrëmjen e sotme në grykëderdhjen e lumit Vjosë.
Policia njofton se gomonia do të udhëtonte drejt Italisë gjatë kushteve të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë.
Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.
Sipas A2 CNN, bëhet fjalë për 50 klandestinë që po përpiqeshin të kalonin në Itali duke rrezikuar jetën në kushte atmosferike të papërshatshme për të udhëtuar.
Operacioni u kryhe nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza.