Bllokohet përkohësisht WhatsApp, Facebook dhe Instagram

Nga Exit News
Bllokohet përkohësisht WhatsApp, Facebook dhe Instagram

WhatsApp, Facebook dhe Instagram ndaluan së funksionuari masivisht në Shqipëri  mbrëmjen e së premtes.

Ndërprerja nuk duket se zgjati më shumë se 30 minuta.

Të treja aplikacionet, të cilët janë pjesë e kompanisë Facebook, raportohet se kanë patur njëkohësisht ndërprerje të ngjashme edhe në pjesë të tjera të botës.

Pati më shumë se 1.2 milion raste të njerëzve që raportonin mbi problemet në Instagram, ndërsa mbi 23,000 përdorues raportuan për ato të WhatsAppit.

Për momentin ende nuk ka një komunikim zyrtar nga kompani mbi shkaqet e mundshme

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>