Bllokohet veliera e rusëve dhe ukrainasve gjetur në Vlorë

Nga Exit News
Bllokohet veliera e rusëve dhe ukrainasve gjetur në Vlorë

Policia kufitare ka sekuestruar një velierë turistike, të kapur të enjten në Vlorë.

Ajo është vendosur në pikën e bllokimit në Triport.

Në velierën ‘Medusa Delawere’  po udhëtonin katër shtetas rusë dhe ukrainas, të cilët pasi janë ndaluar, janë marrë në pyetje nga autoritetet.

Ata kanë deklaruar se janë nisur nga Turqia për në Mal të Zi, por se i ka mbaruar karburanti në ujërat territoriale shqiptare.

Deri në sqarimin e situatës, katër qytetarët ndodhen në Vlorë dhe akuzohen për shkelje të kufirit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>