Blushi kundërshton Ramën: Meta nuk nënshkroi marrëveshjen e detit me Greqinë

Nga Exit News
Blushi kundërshton Ramën: Meta nuk nënshkroi marrëveshjen e detit me Greqinë

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi kundërshtoi kryeministrin Edi Rama për deklaratat e tij se marrëveshja e detit me Greqinë është bërë nga ‘Saliu, Luli dhe Ilir Meta’.

një postim në Facebook, Blushi shkruan se marrëveshja është nënshkruar në Tiranë në 27 prill 2009, moment kur Ilir Meta ka qenë në opozitë.

Duke lënë të kuptohet se marrëveshja e detit është nënshkruar nga ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri Basha, Blushi shkroi:

“Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.”

Për të lexuar deklaratat e kryeministrit Rama për marrëveshjen e detit, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>