Blushi: Në zgjedhje të gjithë për të rrëzuar Ramën – Pikat kryesore të intervistës

Blushi: Në zgjedhje të gjithë për të rrëzuar Ramën – Pikat kryesore të intervistës

Ben Blushi, kreu i Partisë LIBRA dhe kandidati i parë i saj në qarkun e Tiranës, bisedoi dje në mbrëmje në emisionin Opinion me një panel gazetarësh. Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Blushi janë:

Për zgjedhjet:

“Llogaritë elektorale janë kundër Edi Ramës si kryeministër dhe keni për ta parë që ka për të ndodhur.”

“Për të gjitha ato që ka bërë dhe nuk ka bërë në 4 vjet “Rilindja” e ka të pamundur të marrë më shumë se 64 mandate që i morri kur ishim të gjithë bashkë dhe PS ishte në kulm të saj.”

“Në këto zgjedhje shkojnë të gjithë që ta rrëzojnë atë si kryeministër.”

“Vetëm një njëri në Shqipëri ka mundësi për të bërë Edi Ramën kryeministër dhe ky quhet Sali Berisha.”

“PD e rrëzoi kauzën për zgjedhje më të lira. E shkëmbeu me burgjet, me hipotekat për të shpërndarë tapitë e Edi Ramës.”

 Për LIBRA-n:

“LIBRA është surprizë e këtyre zgjedhjeve, vijmë për të fituar.”

“Futem në qeveri me Ramën, nëse drejtorj unë qeverinë.”

“Më duhen vetëm 100 ditë për ta zhdukur kanabisin nga Shqipëria, me çdo formë , edhe me terror.”

“Nuk do vrasim njerëz, por në kuptimin që shteti do të ndërhyjë me çdo formë agresive për të zhdukur kanabisin nga Shqipëria. Po shkatërron ekonominë e Shqipërisë, pasi njerëzit nuk kanë interes të punojnë sepse shkon të mbjellë ara me kanabis.”

LEXO  Ndryshohen drejtorët e policisë në 9 qytetet kryesore

Lajme te ngjashme