Blushi: Paterica e LSI-së natën me protestën, ditën kundër – Pikat kryesore të fjalimit në parlament

Blushi: Paterica e LSI-së natën me protestën, ditën kundër – Pikat kryesore të fjalimit në parlament

Edhe pse në seancën e sotme parlamentare nuk është  PD dhe aleatët e saj, opozitë qeverisë i ka bërë deputeti Ben Blushi. Kreu i LIBRA-s deklaroi se vendi do të futet në një krizë të thellë pas zgjedhjeve të cilat sipas tij, kërcënohen nga Rilindja dhe nga vetë PD. Ai akuzoi LSI-së për qëndrime jokonsistenve ndaj protestës, duke deklaruar se “Paterica e LSI-së natën është me protestën dhe ditën kthehet kundër”.

Duke krahasuar dy protestat, asaj të socialistëve në 2010-ën dhe protestës që po zhvillon PD sot, Blushi theksoi se të dyja u bënë për pushtet dhe jo për të zgjidhur problemet e shqiptarëve.

Disa nga deklaratat e deputetit Ben Blushi të bëra nga foltorja e Parlamentit ishin:

  • Nuk kam qenë as në protestën e PD-së dhe as në çadrën e Bashës. Sot protestohet se është në rrezik karriera e Bashës, atëhere ishte e rrezikuar karriera e Ramës.
  • Unë jam kundër kthimit të Berishës në qeveri, ashtu siç jam gati të protestoj kundër kësaj qeverie.
  • Sot është nevoja për të bindur Metën për tu futur në çadër. Paterica e LSI-së është natën me protestën dhe ditën kundër çadrës. Natën çon protestues në çadër, ditën kthehet kundër saj.
  • PD i ka zënë sheshin grevistëve të Zharrëzës, duhet ta lirojnë. Qeveria po mbron “Bankers” dhe jo grevistët.
  • Shqipëria është në rrezik. Zgjedhjet kërcënohen nga dy palët.
  • Nëse PD do të prishë zgjedhjet, do sabotohej administrimi zgjedhor. Integrimi do bllokohej për gjysëm dekade, vendi do futej në krizë. Prandaj PD ka vetëm një rrugë, të vrasë veten me shpresë se plumbi do të vrasë dhe kundërshtarin e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>