
Boiken Abazi, kandidati i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë, kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.
Ai ka njoftuar në Facebook se do të dorëzojë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve ankesën me fakte mbi shkeljet e pretenduara gjatë zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.
“Ne kërkojmë dhe presim shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës”, shkruan ai.
Abazi është përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Ai sëbashku me dy anëtarë të tjerë të kësaj lëvizjeje kandiduan si të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas rezultateve paraprake të KQZ, Abazi ka marrë rreth 3 mijë vota në zgjedhje.