Kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi si dhe kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri tha se beteja e tyre do të vijojë edhe pse nuk fituan në zgjedhje.
“Rruga jonë është e gjatë e me dallgë, por nuk ka rrugë të shkurtër drejt vetëvendosjes”, tha Abazi.
Ai njoftoi për mediat se prej dy ditësh ka paraqitur pranë KQZ-së kërkesën për marrjen e pamjeve filmike. Po ashtu kanë bërë publike disa fakte dhe prova të cilat do të jenë pjesë e kërkesës ankimore që do të dorëzohet në KAS.
“Është e vërtetë se rezultatet paraprake të KQZ-së tregojnë se ne nuk kemi fituar mandate, por tashmë e dimë se kemi fituar me dhjetra mijëra zemra. Para se t’i njohim rezultatet, ne e do e çojmë betejën tonë ligjore deri në fund për shkak të shumë dëshmive dhe fakteve që kemi grumbulluar për vjedhjen dhe manipulimin e votës. Një pjesë të këtyre fakteve i kemi bërë publike prej ditës së hënë, kur sapo kishte nisur numërimi i votave. Në lidhje me betejën tonë ligjore ftoj të marrë fjalën avokatja që drejton grupin tonë ligjor, Suela Hasani”, tha Abazi të premten në një deklaratë për mediat.
Ata paraqitën disa prej pikave ku do të bazohet kërkesa ankimore:
- Vendimi për ta shpallur një fletë votimi të pavlefshme ka patur standarde të dyfishta në të njëjtën tavolinë numërimi.
- Vëzhguesit tanë kanë konstatuar raste kur janë shpallur shumë fletë votimi të pavlefshme pa asnjë arsyetim.
- Vëzhguesit e kandidatit kanë konstatuar raste kur janë shpallur fletë votimi të pavlefshme të cilat më pas i kanë kaluar subjekteve të tjera politike.
- Kemi dyshimin e bazuar se numëruesit kanë kaluar vota për kandidatin e pavarur Boiken Abazi në drejtim të subjekteve të tjera politike.
- Në shumë raste gjatë procesit të numërimit është mbuluar me gisht katrori me numërin 13.
- Kemi kontstatuar se nuk është vendosur pamja e plotë e fletës së votimit ne ekran, duke penguar konstatimin e saktë të votës.
- Vendosja e fletëve të votimit të kandidatit të pavarur Boiken Abazi dhe subjekteve “të reja” politike në të njëjtin deng fletësh jashtë tavolinës së numërimit.
- Përbërja e grupit numërues vetëm nga anëtarë të një subjekti politik.
- Përdorimi i stilolapsit nga ana e grupeve të numërimit mbi tavolinën e numërimit dhe mbi fletët e votimit, duke vendosur shenja në fletët e votimit.
- Refuzimi i dhënies së kopjes së procesverbaleve të nënshkruara të rezultateve të numërimit, dhe mos vendosja e këtyre procesverbaleve në hapësirën e përcaktuar