Borchard në forumin për median, banoret e Unazës protestojnë kundër tij

Borchard në forumin për median, banoret e Unazës protestojnë kundër tij

Prezenca e OSBE-së në Tiranë organizoi sot tryezën vjetore “Forumi për Zhvillimin e Medias”.

Në të morën pjesën ambasadori i OSBE-së Borchardt, ai i BE-së Soreca dhe gazetarë e përfaqësues të mediave.

Forumi u ndërpre nga protesta e grave të Unazës së Re, të cilat hynë në sallë me pankarta kundër ambasadorit Borchardt.

Me thirrjet “Të të vijë turp” dhe “Ik nga Shqipëria bashkë me gishtin e mesit”, protestueset kërkuan largimin e Borchardt nga vendi.

Protesta e banoreve të Unazës së Re vjen pas gjestit fyes të ambasadorit teksa banorët po protestonin përpara Drejtorisë së Policisë më 13 tetor.

Protestueset qëndruan për disa minuta brenda dhe më pas u larguan nga organizatorët.

Pas incidentit, ambasadori Borchardt i kërkoi ndjesë të pranishmëve dhe vijoi normalisht konferencën.

Në fjalën e tij, ambasadori Soreca tha duhet t’i jepet fund ndikimit të politikës në media:

“Sundimi i ligjit në sektorin e medias është mjaft i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencës.”

Zoti Soreca tha se BE ka dhënë 750 mijë euro fonde për të mbështetur median e pavarur në Shqipëri:

“Deri para pak vitesh BE nuk jepte asistencë financiare për organizatat e medias në Shqipëri.

Në atë kohë komuniteti i medias foli mjaft qartë për zhgënjimin që pati me BE por edhe me pritshmërinë e lartë ndaj nesh.

Për këtë arsye nuk ka pikë dyshimi që ne jemi me gazetarët shqiptarë për t’i fuqizuar ata.”

Ambasadori theksoi nevojën për të ngritur media të besueshme, veçanërisht në raportimin e lajmeve.

Tiranë: Një grup zonjash të lagjes së Unazës së Re, protestoi sot në hapje të një konference të OSBE-së ndaj drejtuesit të saj, Bernd Borchardt, për gjestin e tij ndaj tyre, që ato thonë se i ka fyer. Ambasadori Borchardt kërkoi falje për gjestin e tij me gisht ndaj protestuesve, por ato i kanë vazhduar protestat ndaj tij, ashtu si edhe protestat në mbrojtje të banesave të tyre, që planifikohen të prishen nga zgjerimin i Unazës.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Freitag, 1. November 2019

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>