Bordi i Mbikëqyrjes së Facebook mbështeti të mërkurën pezullimin, për një perjudhë të papërcaktuar, e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump nga platforma.
Megjithatë, ai gjithashtu doli në përfundimin se kompania fillimisht e ka marr vendimin në mënyrë të papërshtatshme dhe pa zbatuar standarde të qarta, sipas Reuters.
Bordi i dha Facebook gjashtë muaj kohë për të skicuar politika që do të udhëheqin median sociale në trajtimin e udhëheqësve botërorë që shkelin rregullat në të ardhmen.
“Facebook la pezullimin e pacaktuar në vend dhe e referoi të gjithë çështjen në Bordin e Mbikëqyrjes, me sa duket duke shpresuar se bordi do të bënte atë që ai nuk kishte bërë,” tha Michael McConnell, bashkë-kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes, gjatë një konference shtypi të mërkurën.
Por, këto vendim e sipas tij “nuk kalojnë testin ndërkombëtar ose amerikan të erës për qartësi, qëndrueshmëri dhe transparencë.”
Facebook konfirmoi se llogaritë e ish-presidentit Trump në Facebook dhe Instagram mbeten të pezulluara.
Rikujtojmë se Facebook bllokoi llogarinë e Trump për një perjudhë të pacaktuar pas trazirave të Kapitolit në 6 janar dhe më pas ia delegoi vendimin përfundimtar Bordit të MBikqyrjes.
Ky i fundit, i cili përfshin akademikë, avokatë dhe aktivistë të të drejtave, përbën një organ që merr vendime mbi moderimin e përmbajtjes në platformat e mediave sociale Facebook dhe Instagram.
Mark Zuckerberg miratoi krijimin e bordit në nëntor 2018 dhe ai shërben si një lloj Gjykate Kushtetuese mbi politikat e platformës.