Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka njoftuar të hënën se ka nënshrkuar një marrëveshje me gjigandin e farmacisë GlaxoSmithKline (GSK) për sigurimin paraprak të dozave të vaksinës Novavax
60 milion doza të vaksinës Novavax do të prodhohen dhe paketohen në Anglinë Verilindore sipas marrëveshjes.
Vaksina nuk është aprovuar ende për përdorim dhe aktualisht po vlerësohet nga Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Britani.
Nëse autorizohet, furnizimet planifikohen të shpërndahen në muajin qershor.
Pasi ka vaksinuar mbi gjysmën e popullsisë së rritur, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po tregohet e kujdesshme të mos humbasë vrullin me programin e saj të vaksinimit.
Kjo pasi nacionalizmi në rritje i vaksinave kërcënon të ndërprësë furnizimin e tyre në një sërë vendesh në Evropë dhe gjetkë.
Qeveria paralajmëroi në fillim të këtij muaji se programi i saj i vaksinimit do të ngadalësohej në prill për shkak të një vonese të një dërgese nga Instituti i Serumit në Indi.
Ky i fundit ka ndaluar eksportet, për t’iu përgjigjur nevojave të vendit për vaksina, për shkak të rritjes së rasteve të infektimit.
Johnson tha: “Jam i kënaqur nga investimi i GSK, i cili tregon forcën e prodhimit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe do të rrisë më tej përhapjen e vaksinave tona”.