Boris Johnson vaksinohet me AstraZeneca

Nga Exit News
Boris Johnson vaksinohet me AstraZeneca

Kryeministri britanik Boris Johnson do të vaksinohet të premten me vaksinën e Covid19, të kompanisë AstraZeneca, për të qetësuar qytetarë për sigurinë e vaksinës.

13 vende të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe italinë pezulluan përkohësisht administrimin e vaksinës AstraZeneca pas shqetësimeve për mpiksjes së gjakut tek disa të vaksinuar. Ato vendosën të rinisin vaksinimin pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e vlerësoi vaksinën “të sigurt dhe efektive”.

Gjithashtu, Franca, Italia dhe Gjermania kanë konfirmuar se do të rinisin administrimin e vaksinës të premten, ndërsa Spanja, Portugalia dhe Hollanda thanë se do të rinisin procesin javën e ardhshme.

Kryeministri francez Jean Castex pritet gjithashtu të vaksinohet me AstraZeneca të premten.

Johnson, 56 vjeç, në një konferencë për shtyp, të enjten, u shpreh se: “Vaksina e Oksfordit dhe e Pfizer janë të sigurta”.

“Infektimi nga Covid19 nuk është i sigurtë, prandaj është kaq e rëndësishme që të gjithë të vaksinohemi”, shtoi Johnson duke i bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>