Borrel: Shqipëria ka bërë progres, por miratimi i kuadrit negociues do të varet nga hetimi i blerjes së votave

Nga Exit News
Borrel: Shqipëria ka bërë progres, por miratimi i kuadrit negociues do të varet nga hetimi i blerjes së votave

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit të 11-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit, hapi konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Borrel theksoi se  Shqipëria është partner kyç për BE, është partner i besueshëm dhe model për vendet e tjera të rajonit.

Nga ana e saj, BE i është gjendur Shqipërisë me rastin e tërmetit dhe me rastin e pandemisë.

Këshilli i sotëm ishte një mundësi që ne të kuptonin se si dhe ku jemi në këtë marrëdhënien tonë dhe për zbatimin e reformave të nevojshme“, tha ai.

Ai vlerësoi progresin e bërë me reformat dhe inkurajoi vazhdimin e tyre si mundesi e vetme drejt procesit të integrimit.

Borrel përsëriti thirrjen që ka bërë vazhdimisht këto kohë komuniteti ndërkombëtar, që partitë politikë të prezantojë kandidat të pastër për deputet.

Po ashtu ai i ftoi palët të bashkëpunojnë për objektivat e integrimit pasi “polarizimi i skajshëm nuk është shenjë e pjekurisë politike dhe nuk është në interesin e qytetarëve shqiptarë“.

Nuk mungoi as thirrja e zakonshme për të zbaruar rekomandimet e OSBE- ODIHR e komisionit të Venecias, përsa i përket mbajtjes së zgjedhjeve.

Borrel bëri të ditur edhe qëndrimin zyrtar të Këshillit dhe Komisionit Europian se miratimi i kuadrit negociues me Shqipërinë do të varet nga hetimi i personave të dyshuar të përfshirë në blerjen e votave nga përgjimet e para dy viteve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>