Borrell: BE do të punojë për anëtarësimin e Ballkanit

Nga Exit News
Borrell: BE do të punojë për anëtarësimin e Ballkanit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell u shpreh se qëllimi i BE-së është anëtarësimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij, të enjten, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ai u shpreh se:

“BE nuk do të pushojë derisa të gjitha vendet e rajonit të jenë brenda BE. Për këtë qëllim, ne jemi plotësisht të mobilizuar për të mbështetur pajtimin dhe reformat si ilaçi më i mirë i retorikës nacionaliste. Ne do të presim nisjen e dialogut mes Serbis dhe Kosovës, në ditët në vijim”.

Borrell theksoi rëndësinë e paqes dhe sigurisë në rajon:

“Në Evropë ne nuk duam konkurrencë gjeostrategjike. Ne duam një fqinj paqësor, të begatë dhe të qëndrueshëm, të lirë nga konfliktet e zgjatura dhe zonat e ndikimit”.

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të nisë më 15 qershor në Bruksel. Ndërsa ministrat e jashtëm të BE-së pritet të miratojnë mbajtjen e Konferencësë së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>