Borrell: BE nuk mund të ndalojë lajmet e rreme nga Kina

Nga Exit News
Borrell: BE nuk mund të ndalojë lajmet e rreme nga Kina

Bashkimi Evropian(BE) nuk ka burime dhe as autoritet për të luftuar në mënyrë efektive sulmet kibernetike të Kinës, u shpreh shefi i tij i punëve të jashtme Josep Borrell, sipas Politico.eu.

“Sot, ne nuk kemi një mënyrë për të ndaluar dezinformimin e ardhur nga Kina,” u tha Borrell, i cili kryeson Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), anëtarëve të Komitetit të Posaçëm të Parlamentit Evropian për Ndërhyrjen e Jashtme.

Ai tha se BE kishte qenë nën presion të përhershëm gjatë vitit të kaluar nga vendet që shtrembërojnë informacionin dhe përhapin dezinformimin për të çuar përpara interesat e tyre politike.

Por pavarëissht se BE e ka rritur përpjekjet për të bllokuar fushatat e dezinformimit nga Moska, “ne kemi shumë pak burime për të studiuar dezinformimin nga Kina.”

Departamenti i dezinformimit të shërbimit të jashtëm të BE ka një njësi të dedikuar që monitoron fushatat dezinformuese ruse.

Zyrtarë të tjerë monitorojnë fushatat nga e gjithë bota, por ata janë me staf të pamjaftueshëm dhe të papaguar për të trajtuar numrin në rritje të sulmeve hibride.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme