Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri u shpreh se BE do të hapë e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas plotësimit të reformave.
“Duhet të hedhim poshtë idenë se ne [Bashkimi Evropian] pretendojmë se e duam Ballkanin Perëndimor brenda kornizës sonë”, tha të martën, duke folur në një konferencë online, të organizuar nga Këshilli Atlantik.
“Ne jemi duke investuar shumë para për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për realizimin e reformave dhe për përmirësimin e ekonomive të tyre dhe të sistemit politik dhe gjyqësor, në mënyrë që të afrohen me sistemin e BE-së”, tha Borrell.
Ai po ashtu theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në mesin e prioriteteve të bashkëpunimit midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.
“Kemi mjaft shenja pozitive. Administrata e re e presidentit amerikan, Joe Biden punon me aleatët, e njeh rëndësinë e BE-së dhe e konsideron atë mike, e jo vetëm partnere”, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.