Borrell kritikon Biden: U përpoqëm të ndërtojmë shtet demokratik në Afganistan

Nga Exit News
Borrell kritikon Biden: U përpoqëm të ndërtojmë shtet demokratik në Afganistan

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme Evropiane, Josep Borrell kritikoi deklaratat e presidentit amerikan Biden se qëllimi i misionit në Afganistan nuk ishte ndërtimi i një shteti demokratik, por parandalimi i sulmeve terroriste.

Borrell i konsideroi këto pretendime “të debatueshme”, duke thënë se cfarë ndodhi në Afganistan ngre pyetje mbi angazhimin 20 vjeçar të aleatëve.

“Ne kemi bërë shumë për të ndërtuar një shtet në Afganistan … një shtet që mund të garantojë sundimin e ligjit dhe respektimin e sundimit të ligjit dhe lirive themelore (…),” u shpreh Borrel të enjten para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ai solli në kujtesë se ndonëse ndërhyrja fillestare në Afganistan drejtohej kundër al-Kaedës,”gradualisht ambicia kolektive u zhvendos drejt ndërtimit të një shteti modern të Afganistanit.”

Borrell nuk u kursye në kritikat e njëpasnjëshme ndaj SHBA-ve, sidomos në lidhje me investimin gjigand prej “300 milion në ditë për 20 vitet e fundit” duke marr mbrapsht vetëm rezultate fare modeste.

Ai gjithashtu paralajmëroi kundër mbështetjes së një qeverie pajtimi mes talebanëve dhe anëtarëve të qeverisë së mëparshme, duke lënë të kuptohet se do të shfrytëzohej vetëm për të siguruar njohje ndërkombëtare.

“Talibanët po paraqesin një fytyrë të bukur (…) Por sinqerisht, ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm,”u tha Borell eurodeputetëve.

Ndonëse më herët ai u shpreh pro bashkëpunimit me talebanët me qëllim ofrimin e ndihmave humanitare, sërish u shpreh kundër njohjes së çfarëdo qeverie të re afgane.

Të tjerë eurodeputet, sipas një raportimi nga Politico, shprëhën zhgënjimin e tyre ndaj presidentit amerikan Biden, për të cilin u përfol se do të rikthente SHBA-të në arenën ndërkombëtare, por që në fakt vijoi me politikën e tërheqjes.

Kritikat nuk u kursyen as ndaj NATO-s, i cili perceptohet gjithashtu se ka dështuar në ndërtimin e shtetit afgan.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>