Borrell me Lavrov, kërkon mbështetje për ofertën e kryesisë së OSBE për ndërmjetësim në Bjellorusi

Nga Exit News
Borrell me Lavrov, kërkon mbështetje për ofertën e kryesisë së OSBE për ndërmjetësim në Bjellorusi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell pasi diskutoi me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbi situatën në Bjellorusi, theksoi mbështetjen që Bashkimi Europian i jep propozimit të kreut të OSBE-së Edi Rama për ndërmjetësim të dialogut mes qeverisë dhe opozitës bjelloruse.

BE është gjithashtu e gatshme të ofrojë ndihmën e saj në lehtësimin e këtij procesi, në rast se kërkohet nga palët.

Si vend anëtar në OSBE, Borell tha se do të mirëpriste ndihmën e Rusisë për të ndikuar pozitivisht në mbështetjen e këtyre përpjekjeve për zgjidhje të situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

BE i konsideron zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi si “as të lira dhe as të ndershme” ndaj refuzon rezultatin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>