Mali i Zi shkarkoi Ministrin e Drejtësisë, nuk njeh genocidin e Srebrenicës

Nga Exit News
Mali i Zi shkarkoi Ministrin e Drejtësisë, nuk njeh genocidin e Srebrenicës

Parlamenti i Malit të Zi shkarkoi Ministrin e Drejtësisë pas deklaratave të tij për mosnjohjen e masakrës së Srebrenicës.

Ministri i Drejtësisë Vladimir Leposavic në mars u shpreh në Kuvend se: “Unë jam gati të pranoj se ka pasur një gjenocid në Srebrenica kur kjo të përcaktohet pa mëdyshje.”

Këto deklarata u dënuan edhe nga Bashkimi Evropian. E pyetur në lidhje me komentet e ministrit, zëdhënësja e BE-së Ana Pisonero u tha gazetarëve: “Dihet mirë se BE refuzon dhe dënon çdo mohim, relativizim ose keqinterpretim të gjenocidit në Srebrenicë”.

Disa ambasada perëndimore në Podgoricë tashmë kanë dënuar deklaratat e Leposavic, ndërsa politikanët e opozitës e kanë thirrur atë të japë dorëheqjen.

Në 1995, gjatë luftës së Bosnjes në vitet 1990, forcat serbe masakruan 8,000 meshkuj myslimanë në Srebrenicë. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosën që ky ishte gjenocid.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>