Bosnje-Hercegovina vendos kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës

Nga Exit News
Bosnje-Hercegovina vendos kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës

Tre anëtarët e Presidencës së Bosnje Hercegovinës nuk miratuan vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, të premten, sepse anëtari serb Milorad Dodik votoi kundra. Ndërsa Anëtari kroat Željko Komšić dhe ai boshnjak Šefik Džaferović votuan pro propozimit.

Pas një seksioni të rregullt dhe dy seksione të jashtëzakonshme, Komsic deklaroi për median se:

“Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ne votuam dy me një për vendimin. Dodidk ishte kundra dhe kjo do të diskutohet në javët e ardhshme. Është një histori e rrezikshme, dhe ne e dimë se ku të çon kjo histori”.

Dodik argumentoi se Serbia nuk e sheh Kosovën si të pavarur dhe një lëvizje e tillë do të thyej integritetin e vendit fqinj, Serbisë.

Ndërsa, anëtarët Komšić dhe Džaferović votuan kundra propozimit të Dodik për kalimin e ambasadës së Bosnje Hercegovinës në Jeruzalem.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>