Bota rekord rastesh të reja: 400,000 raste në një ditë të vetme

Nga Exit News
Bota rekord rastesh të reja: 400,000 raste në një ditë të vetme

Në botë u rapotuan në total 400 mijë raste të reja ditore të premten. Një shifër rekord një-ditore pasi shumica e Evropës vendosi kufizime të reja për të frenuar shpërthimin.

Evropa, e cila e kaloi me sukses valën e parë të infeksioneve, është kthyer në epiqendrën e re të koronavirusit. Javët e fundit ka raportuar mesatarisht 140,000 raste në ditë.

Si rajon, Evropa po raporton më shumë raste të përditshme sesa India, Brazili dhe SHBA sëbashku.

Nga çdo 100 infeksione të raportuara në të gjithë botën, 34 ishin nga vendet evropiane, sipas një analize të Reuters.

Rajoni aktualisht po raporton një milion infeksione të reja rreth çdo nëntë ditë dhe ka raportuar më shumë se 6.3 milion raste që nga fillimi i pandemisë.

Vendet evropiane – Britania e Madhe, Franca, Rusia, Hollanda dhe Spanja – përbëjnë rreth gjysmën e rasteve të reja të Evropës, në javën e dytë të tetorit.

Franca po raporton mesataren më të lartë shtatë-ditore të rasteve të reja në Evropë me 19,425 infeksione në ditë, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Spanja dhe Hollanda.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>