Mbi 2 milion viktima me Covid-19 janë regjistruar në botë, teksa situata e shpërthimit të Covid-19 është përkeqësuar në shumë vende.
Nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, janë infektuar 93.418.283 persona, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Pas festave, zyrtarët globalë të shëndetësisë po përgatiten për një shpërhapje edhe më të madhe nga shfaqja e varianteve të reja, që janë sipas tyre më të transmetueshme.
Të mërkurën gjatë një bisede në mediat sociale, Mike Ryan i cili drejton programin e urgjencave shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), paralajmëroi se viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i ashpër se viti i parë.
Për herë të parë, koronavirusi u zbulua në Vuhan të Kinës.
Pas shfaqjes së tij shtetet kanë zbatuar masa të ashpra të izolimit dhe ekonomitë e shumë vendeve janë dëmtuar rëndë.