Braçe: Shkollat në Divjakë, mësim online për 2 javë

Nga Exit News
Braçe: Shkollat në Divjakë, mësim online për 2 javë

Zëvendës kryeministri Erion Braçe njoftoi se shkollat në Divjakë do të zhvillojnë mësim online për 2 javë.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe shprehet se numri i të infektuarve është rritur në 175 në 24 orët e fundit.

Ai thotë se qytetarët po vetinfektohen duke marrë pjesë në ceremoni mortore, në dasma dhe duke shkuar për vizitë tek të afërmit.

Braçe njoftoi se policia do të jetë në terren për parë respektimin e rregullave kundër Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>