Braho, anëtar i KAS: Mandatet në Durrës dhe Berat mund të ndryshojnë

Nga Exit News
Braho, anëtar i KAS: Mandatet në Durrës dhe Berat mund të ndryshojnë

Ledio Braho, anëtarë i Komisionit të Ankimimeve në KQZ u shpreh se mandatet për LSI-në në Berat dhe në Durrës mund të ndryshojnë, pas rinumërimit.

“Durrës dhe Berat numri i votave mes LSI dhe PS është i vogël dhe mund të sjell ndryshim mandatesh”, u shpreh Braho, në një intervistë për Report Tv, të shtunën.

Ai sqaroi se kërkesa e PD përmarrje të informacioneve nga institucionet e tjera, përveç KQZ-së, duhet të miratohet me shumicë votash në KAS:

“KAS ka mundësinë që materialet që ka KQZ mund ti kërkojnë dy anëtarë të KAS. Ndërkohë që provat që kërkon PD, merren nga institucione të tjera dhe kërkesa e tyre duhet të miratohet me shumicën e anëtarëve të KAS”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>