Brataj: Po u rrit numri i pacientëve, spitalet rajonale kthehen në spitale Covid

Nga Exit News
Brataj: Po u rrit numri i pacientëve, spitalet rajonale kthehen në spitale Covid

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi se spitalet rajonale do të kthehen në spitale për trajtimin e Covid-19, në rast të shtimit të numrit të pacientëve.

Në një intervistë për ABC News, të mërkurën, Brataj deklaroi:

“Ne e kemi thënë që në fillim se ka skenarë të ndryshëm. Nëse do të shtohet numri i pacientëve do të hyjnë në lojë të gjithë spitalet rajonale.”

Duke theksuar se të gjithë institucionet po punojnë për të shmangur një karantinë të dytë, Brataj tha se ‘karantina është varianti i fundit dhe shpresoj të mos arrijmë deri te karantina.’

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e rekomanduara dhe të mbajnë maska pasi ajo nuk lejon që spërklat e pështymës të dalin në ajër, veçanërisht gjatë teshtimave dhe kollës, që nga forca, spërklat mund të shpërhaen deri në 7-8 metra larg.

Brataj sqaroi:

“Të mos harrojmë se të folurit normal është deri në 50 cm, kolla shkon deri në 1 m, teshtima shkon deri në 7-8 metër, imagjinoni sa miliona viruse nxjerrim një moment. Pra këto miliona që dalin, ndalojnë tek maska.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>