Breitbart News: Edi Rama, udhëheqësi më i vendosur anti-Trump i Europës

Breitbart News: Edi Rama, udhëheqësi më i vendosur anti-Trump i Europës

Breitbart News, media e Stephan Banon, këshilltarit kryesor të Donald Trump, ka botuar një artikull rreth vizitës së kryetarit të opozitës Lulzim Basha në Uashington dhe situatës në Shqipëri.

Nga artikulli mësohet se Zoti Basha, ndër të tjera, është takuar në Uashington me tre nga njerëzit më të rëndësishëm të Kongresit, Pete Sessions, kryetar i Komitetit të Buxhetit, komisionit më të rëndësishëm të Kongresit; Michael McCaul, kryetar i Komitetit për Sigurinë Kombëtare; dhe Ed Royce, kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Breitbart News bën gjithashtu me dije se Lulzim Basha ka marrë pjesë në darkën vjetore të grupit të senatorëve dhe përfaqësuesve republikanë në Kongres, ku fjalimin kryesor e ka mbajtur Presidenti Trump.

Breitbart i bën jehonë pohimeve të Lulzim Bashës mbi gjendjen e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Një pjesë e artikullit i kushtohet ndikimit të Soros në Shqipëri dhe lidhjeve të tij me Zotin Rama. Zoti Rama etiketohet nga Breitbart si udhëheqësi më i vendosur anti-Trump në Europë.

Artikulli i plotë, i përkthyer në shqip, mund të lexohet këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>