Brexit – Fitorja e populistëve konservatorë

Nga Ilir Aliaj
Brexit – Fitorja e populistëve konservatorë

Tashmë është fakt, Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian. Kur të gjithë po flasin për pasojat e kësaj ngjarje në marrëdhëniet ndërkombëtare, në tregjet financiare apo edhe në politikën e brendshme, është e rendësishme të shohim se si dhe kush janë votuesit që mbështetën daljen nga BE.

Sipas mediave britanike, 72 për qind e votuesve të moshës 18-24 vjeç kanë votuar për të qënë pjesë e BE-së, ndërsa 59 për qind e votuesve mbi moshën 60 vjeç kanë votuar për të dalë nga BE. Sigurisht është e rëndësishme të jepen edhe të dhënat për zona ku ka fituar vota për qendrim në BE. Kështu, kryeson Londra me 59,9 për qind dhe më pas pothuajse në të gjithë territorin e Skocisë mbizotëron ngjyra blu e Europës, ku vota pro ishte 62 për qind.

Sipas gazetës Telegraph, vota pro ose kundër ka qënë e ndarë sipas arsimimit dhe klasës që i përkasin shtresat e popullsisë. Kështu, po sipas kësaj gazete, qytetarët britanikë që i përkasin shtresës së punonjësve gjysëm të kualifikuar apo krejtësish të pakualifikuar kanë votuar për dalë nga BE-ja. Kjo shtresë e popullsisë kryesisht i përket partisë për Pavarësinë e Britanisë (UKIP) që ishte një nga partitë udhëheqëse të kësaj fushate. Qyteti i Blauneu Gëent në Uells,në të cilin vota për të dalë nga BE-ja ishte masive, është një shembull konkret, me 62 për qind të qytetarëve nga klasa punëtore.

Siç shihet nga këto shifra të servirura nga vetëm media britanike, fitorja është e populistëve konservatorë, të cilët shfrytëzuan në mënyrë të suksesshme mungesën e informacionit dhe shkallën e ulët të zhvillimit të një pjesë të shoqërisë britanike.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>