Britani — Arrestohen 10 shqiptarë për trafik droge

Britani — Arrestohen 10 shqiptarë për trafik droge

Policia britanike arrestoi dje 10 shqiptarë në një përpjekje për të shkatërruar bandat kriminale të prodhimit dhe trafikimit të drogës dhe qënieve njerëzore në Gloucestershire.

50 oficerë të policisë pas një hetimi 8 mujorë rrafshuan pesë banda kriminale që kontrollonin trafikun, gjashtë ferma të prodhimit të drogës dhe sekuestruan një sasi kanabisi me vlerë 750 mijë paund. Në njërën prej fermave të gjetura nga policia u gjenden më shumë se 40 rrënjë kanabis. Ferma kishte katër dhoma dhe ishte e pajisur me një sistem vaditje.

Të arrestuarit, të gjithë të moshës nga 24 vjeç në 34 vjeç, deklaruan se ishin të gjithë shqiptarë dhe banonin në Britani. Ato akuzohen për mashtrim, prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>