Britania do të fillojë procesin e ndarjen nga BE më 29 mars

Britania do të fillojë procesin e ndarjen nga BE më 29 mars

Procesi i daljes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut (MB) nga BE-ja do të fillojë më 29 mars dhe do të përfundojë në mars të vitit 2019.

Ambasadori britanik në BE, Tim Barrow informoi Presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk për datën e saktë ditën e hënë në mëngjes.

Sekretari i qeverisë britanike për çështjet e Brexit David Davis u shpreh se “qeveria synon të arrijë një marrëveshje e cila i shërben çdo vendi të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe sigurisht të gjithë Evropës”.

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen brenda muajit maj për të finalizuar manualin e negociatave.

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE do të ketë ndikim të madh në mbarë botën, nga marrëdhëniet ndërkombëtare tek rivlerësimi i sistemit politik dhe ekonomik të paktën të botës perëndimore.

Përtej kësaj, dalja mund të ketë kosto të veçanta për britanikët. Kështu irlandezoveriorët do të hasin pengesa në marrëdhëniet me irlandezët, për shkak të kufizimeve që mund të vihen mbi lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave mes MB-së dhe BE-së — dalja mund t’i rindajë irlandezët, të cilët edhe pse në dy shtete të ndryshme kanë jetuar prej kohësh praktikisht si një komb thuajse i bashkuar falë anëtarësisë në BE.

Ende nuk dihet se si bizneset britanike do të mund të tregtojnë me pjesën tjetër të Evropës; nëse studentët britanik ose pensionistët do të lejohet të qendrojnë lehtësisht në  vendet e BE-së apo çfarë të drejtash do të kenë 3 milionë qytetarët evropianë të cilët punojnë dhe jetojnë në Britani.

Britania dhe vendet e BE-së kanë funksionuar si një shtet i vetëm që kur ajo u bë pjesë e Komunitetit Evropian Ekonomik në 1973.

Megjithëse, Mbretëria e Bashkuar nuk mund të bëjë asgjë pa u larguar nga BE, qeveria e vendit po punon për të arritur një marrëveshjet tregtare me SHBA-të.

Në janar të këtij viti Kryeministrja May dhe Presidenti amerikan Donald Trump u takuan për të diskutuar për një marrëveshje tregtare pas përfundimit të Brexit.

Pas takimit, Kryeminsitrja britanike u shpreh se aritja e kësaj marrëveshje është e rëndësishme për të dyja vendet.

Ndërsa, Presidenti Trump u shpreh se sapo të përfundojë procesi i ndarjes me BE-në do të firmoset marrëveshja mes dy vendeve

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>