Britani e Madhe/ Mbërrijnë vaksinat e para kundër Covid-19

Nga Exit News
Britani e Madhe/ Mbërrijnë vaksinat e para kundër Covid-19

Qindra doza të vaksinës kundër Covid-19 kanë mbërritur në Britaninë e Madhe.

Ajo janë transportuar nga Belgjika duke u mbajtur në frigoriferë.

Vaksinat u dërguan në ambientet e specializuara të magazinimit në frigorifer, përpara se të dërgohen në 50 spitale që do të marrin pjesë në fazën e parë të përhapjes.

Britania e Madhe autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer, me 2 dhjetor, duke u bërë vendi i parë perëndimor që autorizon përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit.

Autoriteti britanik i ushqimit dhe barnave i dha të drejtën qeverisë të miratojë përdorimin e vaksinës nën një ligj të veçantë përpara 1 janarit.

Britania ka blerë 40 milionë doza të vaksinës deri më tani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>