Britani e Madhe/ Vaksinohet personi i parë në botë nga Covid-19

Nga Exit News
Britani e Madhe/ Vaksinohet personi i parë në botë nga Covid-19

Një 90 vjeçare nga Irlanda është personi i parë që vaksinohet nga Covid-19 në botë. Sipas BBC, Margaret Keenan pohoi se ajo ishte shumë “e privilegjuar” që po vaksinohej.

Britania e Madhe do të vaksinojë fillimisht grupet më të rrezikuara, të cilat përfshijnë të moshuarit dhe stafi spitalor. Të hënën mbërritën vaksinat e para në Britaninë e Madhe.

Britania e Madhe autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer, me 2 dhjetor, duke u bërë vendi i parë perëndimor që autorizon përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>