Britania i kërkon vendeve të BE-së të strehojnë afganët

Nga Exit News
Britania i kërkon vendeve të BE-së të strehojnë afganët

Qeveria britanike i ka bërë thirrje vendeve evropiane të strehojnë afganët. Sekretarja e Brendshme Britanike Priti Patel u shpreh se Kombet evropiane duhet të ndjekin hapat e Mbretërisë së Bashkuar në marrjen e refugjatëve nga Afganistani, të hënën.

“Ne duhet të flasim me një zë,” tha Patel, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të punojë së bashku, raporton Politico.eu.

Thirrja e saj erdhi ndërsa Zyra e Brendshme njoftoi marrjne e 5,000 refugjatë.

“5,000 janë një shifër që ne e dimë se mund ta japim. Do të ishte e papërgjegjshme nga ana jonë të japim shpresa të rreme, premtime të rreme, të themi se mund të shkojmë më lart … “, tha ajo.

Komentet e Patel vijnë nga paralajmërimet e Presidentit Francez Emmanuel Macron për “flukset e parregullta migratore”.

“Ne duhet të parashikojmë dhe mbrojmë veten nga flukset e mëdha të parregullta migratore që do të rrezikonin rritjen e trafikut e të gjitha llojeve,” tha presidenti francez në një fjalim të para-regjistruar nga Fort de Brégançon, ku ai po kalon pushimet verore.

“Evropa vetëm nuk mund t’i përballojë pasojat e situatës aktuale,” shtoi ajo

“Vendet evropiane dhe Franca … ata mund të bëjnë shumë më tepër për të siguruar që njerëzit të kërkojnë azil në vendin e tyre. Vetëm javën e kaluar ne pamë njerëz që vdiqën në brigjet e Francës duke u përpjekur të vinin në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël … Franca duhet të bëjë më shumë për këtë, “tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>