Britania akuzon Rusinë për dezinformim për vaksinat Covid-19

Nga Alice Taylor
Britania akuzon Rusinë për dezinformim për vaksinat Covid-19

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab ka akuzuar Rusinë se qëndron pas një fushate globale dezinformimi në lidhje me vaksinat COVID-19 në zhvillim në perëndim.

Të premten ai e quajti këtë veprim “të dënueshëm” dhe tha se kjo është një kohë që njerëzit duhet të bëhen bashk.

Raab tha për televizionin Sky News se “kushdo që në thelb përpiqet të sabotojë përpjekjet e atyre që përpiqen të krijojnë një vaksinë është i papranueshëm, i pajustifikueshëm dhe duhet të dënohet.”

Fushata e Rusisë synon vendet me nivele të larta të virusit si Indonezia, India dhe Brazili. Analistët thonë se Rusia përpiqet të minojë besimin në vaksinat perëndimore që i nënshtrohen provave në favor të vaksinës ruse Sputnik V.

Një raport nga organizata evropiane ‘EuvsDisinfo’ gjeti se:

“Kjo narrativë është pjesë e dezinformimit të vazhdueshëm të Rusisë mbi koronavirusin, me synim promovimin e vaksinës Sputnik V dhe reklamimin e Rusisë si një‘ udhëheqëse në menaxhimin e COVID-19. ”

Kremlini i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se efekshmëria e vaksinës së Rusisë është e “njohur në shumë vende”. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se akuza nuk ka kuptim dhe se Rusia nuk po shpërndan informacione të rreme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>