
Britania autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer, të mërkurën, duke u bërë vendi i parë perëndimor që autorizon përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit.
Vaksina do të përdoret në fillim për shtresat në rrezik si punonjësit e shëndetësisë dhe tek të moshuarit në shtëpitë e kujdesit.
Autoriteti britanik i ushqimit dhe barnave i dha të drejtën qeverisë të miratojë përdorimin e vaksinës nënën një ligj të vecantë përpara 1 janarit.
Dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Britani në ditët e ardhshme, tha një zëdhënës i kompanisë. Britania ka blerë 40 milionë doza të vaksinës deri më tani.
Vaksina duhet të transportohet në një temperaturë -70 gradë celcius, dhe mund të ruhet në frigorifer në temeperaturë 2 deri në 8 gradë celcius për 5 ditë.
Testimet kanë treguar se vaksina është njësoj e efekshme si për të rinjtë ashtu dhe për personat mbi moshën 60 vjeç.