Britania është afër arritjes së një marrëveshje vaksinash me Bashkimin Evropian këtë fundjavë që do të heqë kërcënimin e ndërprerjes së furnizimeve, njoftoi britanikja The Times të shtunën.
Sipas marrëveshjes BE nuk do të kërcënojë më të ndalojë eksportin e vaksinave Pfizer-BioNTech në Britani.
Në këmbim, qeveria britanike do të pranojë të heqë dorë nga disa furnizime afatgjata të vaksinës Oxford-AstraZeneca që do të eksportohej nga një fabrikë në Holandë e drejtuar nga nënkontraktori i AstraZeneca Halix, raporton The Times.
Sidoqoftë, BE nuk ka kërcënuar kurrë ndalimin e eksportit të vaksinave, por vetëm ka thënë se mund të bllokojë rast pas ras dërgesat specifike të vaksinave në vendet me norma më të larta të vaksinimit ose që nuk eksportojnë vaksina në BE.
Sipas një burimi të gazetës, “BE nuk ka ndërmend të ndajë me Britaninë dozat e vaksinës nga Halix, e cila vlerësohet të prodhojë 5 milionë doza në muaj .
Britania ka refuzuar për të ndarë me Brukselin doza AstraZeneca të prodhuara në dy fabrika në Mbretërinë e Bashkuar.
Të Premten, Agjencia Evropiane e Barnave miratoi fabrikën Halix në Holandë që prodhon doza të AstraZeneca dhe një strukturë në Marburg në Gjermani që prodhon doza të vaskinës së Pfizer.
Shpërndarja e ngadaltë e dozave të vaksinës në BE ka çuar në një përplasje me Britaninë, e cila ka importuar 21 milionë doza të bëra në BE. Britania thotë se bëri një punë më të mirë duke negociuar me prodhuesit dhe duke rregulluar zinxhirët e furnizimit.
BE thotë se Britania duhet të ndajë më shumë doza vaksinash veçanërisht për të ndihmuar në kompensimin e dozave të munguara nga kontratat me AstraZeneca.
Brukseli dhe Londra u përpoqën të qetësonin tensionet të mërkurën, duke deklaruar se po punonin “për të krijuar një situatë të favorshme dhe për të zgjeruar furnizimin me vaksina për të gjithë qytetarët”.