Britania e Madhe do të ashpërsojë masat ndaj emigrantëve për të ndalur fluksin e madh të tyre.
Dy do të jenë kushtet kryesore që qeveria do të vendosë me ligj për ata që duan të emigrojnë në Britani:
- Njohja e mirë e gjuhës angleze
- Pasja e një kualifikimi në punë/profesion dhe një ofertë konkrete pune.
The Guardian shkruan se qeveria angleze po shikon modelin australian të pikëzimit të atyre që aplikojnë për të emigruar në vendin e tyre sipas disa kritereve. Me anë të këtij sistemi pikëzimi qeveria britanike do të mund të marrë “kontrollin e plotë” të kufijve britanikë “për herë të parë në dekada” dhe do të mund të zvogëlojë “shtrembërimin” e shkaktuar nga liria e lëvizjes së BE-së.
Sipas një dokumenti përmbledhës të qeverisë për politikën e re të emigracionit, pikat kryesore të nismës ligjore janë:
-Kufijtë në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë të mbyllura për punëtorë jo të aftë – dhe të gjithë emigrantët do të duhet të flasin anglisht.
-Kushdo që dëshiron të vijë në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar, duhet të ketë një ofertë pune me një minimun pagash prej 25.600 paundësh – ndërsa një “minimum” page prej 20.480 paundësh do të jetë e pranueshme në fusha të veçanta ku tregu anglez ka mungesa si për shembull infermieria dhe kujdesi ndaj të moshuarve.
-Nuk do të lejohen më personat e vetëpunësuar si për shembull profesionistët e lirë (elektriçistë, hidraulikë etj) që shkojnë në Britani pa një ofertë pune.
-Në pikat e kontrollit kufitar nuk do të lejohen të kalojnë vetëm me ID shtetasit nga Franca apo Italia, si një nismë për të ndaluar shtetasit nga jashtë BE-së që tentojnë të hynë në Britani me karta identiteti të falsifikuara ose të vjedhura.
Nisma e qeverisë po kundërshtohet nga industria e cila akuzoi qeverinë se po sulmon ekonomisë dhe paralajmëroi pasoja “katastrofale” për industrinë dhe fabrika, të cilat në afatgjatë do të mbyllen nga humbja e krahut të punës.
Opozita po ashtu paralajmëroi se ky system pikëzimi do të godasë dhe sektorin e shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor.
Britania e Madhe është një ndër destinacionet e preferuar të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova për të emigruar, në shumicën e rasteve në mënyrë të paligjshme.