Britania e Madhe po vlerëson mundësinë e uljes së kohës së karantinës së detyrueshme për personat e infektuar me koronavirus nën 14 ditë.
Si shumë vende të tjera europiane, Britania e Madhe po përballet me një ngritje të numrave të të infektuarve ditor. Deri tani janë raportuar 884,457 raste të infektuar me Covid-19 nga nisja e pandemisë dhe 44,795 viktima.
Qeveria në britani ka urdhëruar të gjithë ata që janë ekzposuar ndaj virusit, të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë, përndryshe do të gjobiten me 10,000 paund (mbi $
13,000).
Grupet e punës po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të periudhës së izolimit në 7-10 ditë.