Britania e Madhe miraton vaksinën e Moderna-s

Nga Exit News
Britania e Madhe miraton vaksinën e Moderna-s

Britania e Madhe miratoi të premten  përdorimin e vaksinës së kompanisë Moderna, duke bërë që të jetë vaksina e tretë në vend.

Vendimi u mor disa ditë pasi BE miratoi përdorimin e Modernës.

Me 30 dhjetor, Sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se vaksina kundër koronavirusit nga kompania AstraZeneca do të përdoret prej 4 janarit.

Ai njoftoi se janë porositur rreth 100 milionë doza, gjë që sipas tij do të mjaftojë për të vaksinuar të gjithë popullsinë.

Grupet që po vaksinohen janë të moshuarit dhe stafi mjekësor.

Britania e Madhe miratoi vaksinën e dytë kundër koronavirusit nga kompania AstraZeneca, duke u bërë vendi i parë në botë që miraton atë.

Kjo do të japi mundësi të gjitha spitaleve ulin numrin e lartë të të infektuarve me variantin e ri të Covid-19.

Britania po përgatitet të vaksinojë 1 milionë qytetarë për javë me këtë vaksinë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>