Britania e Madhe përballet me mungesë vaksinash COVID-19

Nga Exit News
Britania e Madhe përballet me mungesë vaksinash COVID-19

Britania po përballet me një mungesë të furnizimit me vaksina COVID-19, raporton Associated Press.

Kjo mund të vonojë fillimin e vaksinimit për personat nën 50 vjeç, pasi dërgesat nga dy furnizues do të vonohen për shkak të çështjes së prodhimit dhe testimit.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha të enjten në Dhomën e Komunëve se 1.7 milion doza vaksina ishin vonuar sepse dërgesa duhej të ritestohej.

Disa dërgesa nga Instituti i Serumit në Indi gjithashtu janë vonuar, tha ai, pa shpjeguar pse.
Komentet e Hancock vijnë një ditë pasi Shërbimi Kombëtar i Shëndetit njoftoi mjekët se furnizimet e vaksinave do të “kufizoheshin ndjeshëm” duke filluar nga 29 marsi.

Si rezultat, individët nën 50 vjeç nuk do të vaksinohen për momentin, përveç rasteve që përbëjnë rrezikshmëri të lartë nga COVID-19.

Lajmi zbehu shpresat e disa mjekëve, që kishin pritur të fillonin vaksinimin e të rinjve muajin tjetër.

Kjo fazë tjetër e programit të vaksinimit ka të ngjarë të vonohet deri në maj, tha Dr. Martin Marshall, kreu i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm.

Ishte një lajm zhgënjyes kur dëgjuam dje se furnizimet nuk do të ishin në dispozicion gjatë Prillit,” i tha ai BBC. “Është një program masivisht i suksesshëm në përgjithësi, dhe kjo është paksa pengesë.”

Pavarësisht nga kufizimet në  furnizim, qeveria ende pretendon të përmbushë objektivat e saj për shpërndarjen e dozës së parë të vaksinës tek të gjithë individët mbi 50 vjeç nga mesi i prillit dhe tek të gjithë të rriturit deri në 31 korrik, tha Hancock.

Ai gjithashtu u shpreh që asnjë vaksinimet e përcaktuara nuk do të anuloheshin dhe të gjithë ata që kanë marrë një dozë të parë, do të marrin goditjen e dytë në kohë.

Britania aktualisht po përdor vaksinat e zhvilluara nga prodhuesi i barnave amerikane Pfizer dhe rivali anglo-suedez AstraZeneca. Së shpejti pritet të vijnë edhe dërgesat e vaksinave nga Moderna.

Më shumë se 25 milion njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ose pothuajse 38% e popullsisë së saj, kanë marrë të paktën një dozë vaksine deri më tani.

Rregullatori i ilaçeve në vend rekomandoi të enjten që njerëzit të vazhdojnë të marrin vaksinën AstraZeneca, pavarësisht shqetësimeve në lidhje me mpiksjen e gjakut të ngritur në disa vende evropiane.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore tha se një “rishikim rigoroz” i të gjitha të dhënave në dispozicion nuk gjeti prova se vaksina AstraZeneca shkaktoi mpiksje në venat

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>