Britania e Madhe rihap shkollat në 8 mars

Nga Exit News
Britania e Madhe rihap shkollat në 8 mars

Britania e Madhe do të rihapë shkollat në 8 mars dhe që prej 29 marsit do të lejohen grumbullime deri në 6 persona, njoftoi ministri për vaksinat Nadhim Zahaëi të hënën.

“Është koha për një rihapje graduale e të gjithë Anglisë jo vetëm e një rajoni”, pohoi ai për Radion LBC.

Më herët, kryeministri britanik Boris Johnson kërkoi që izolimi aktual i vendit “të jetë i fundit”, por paralajmëroi se ai nuk mund të ofronte garanci për një rihapje të kujdesshme të vendit.

Johnson pritet të miratojë një “udhërrëfyes” për heqjen e kufizimeve të koronavirusit më 22 shkurt.

Gjatë një fundjave, Britania e Madhe në tërësi vaksinoi  15 milion qytetarë në katër grupet e para të përparësisë.

Johnson tha se 90 për qind e atyre të moshës mbi 70 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>